Tirane-Politike
Deklarata e OSBE, PD-PS përplasen për përmbajtjen
TIRANE- Edhe 2 ditë pas publikimit të deklaratës së kreut të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, deputetët e mazhorancës dhe opozitës komentojnë ndryshe thelbin e asaj deklarate. Arta Dade nga selia rozë tha se deklarata e Soares mbështet hetimin e plotë të zgjedhjeve dhe se Partia Socialiste mbetet e vendosur për hapjen e kutive duke njohur gjithashtu rezultatin e këtyre zgjedhjeve.
“Zoti Soares, presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës kërkon shprehimisht që përmes një komisioni parlamentar i cili do të jetojë në mënyrë të thëllë dhe të detajuar gjithë procesin zgjedhor , kuptohet konform Kushtetutës, e cila nuk e pengon këtë lloj hetimi dhe padyshim që transparenca e zgjedhjeve nuk ka se si të jetë selektive. Partia Socialiste do të vazhdojë të këmbëngulë në transparencën e plotë të procesit zgjedhor për një hetim të thellë , të plotë dhe gjithëdimensional i cili do të jetë i pakushtëzuar dhe i palimituar në objektin e vet gjithashtu duke ripërsëritur qëndrimin tonë të njohur se ne e pranojmë rezultatin e zgjedhjeve” theksoi Dade.
Dade që akuzoi kryetaren e Kuvendit, që sipas saj vazhdon të abuzojë me deklaratën e ndërkombëtarëve, tha se socialistët në Parlamentin Europian mbështesin socialistët në Tiranë.
Por sipas deputetit të Partisë Demokratike Aldo Bumci , është kreu i PS ai që duhet ta lexojë sic duhet deklaratën e Soaresit. Njëkohësisht edhe anëtar i delegacionit shqiptar në OSBE, Bumci thotë se deklarata e Soares nuk flet për hapje kutish por për hetim të plotë përvec cështjeve që ka trajtuar gjykata.
“I bëj thirrje zotit rama të lexojë me korrektësi deklaratën e presidentit Soares lidhur me komisionet hetimore të cilin unë po e citoj: Unë mirëpres gadishmërinë e të dy palëve për të marrë pjesë në komisionin parlamentar i cili do të kryejë një hetim të plotë të zgjedhjeve duke respektuar Kushtetutën dhe vendimet përkatëse të Gjykatës Kushtetuese. Partia Demokratike ka deklaruar se do të marrë pjesë në komisionin hetimor. Deklarata e presidentit Soares përputhet plotësisht me vendimin e PD-së për të hetuar cdo gjë përvec cështjeve për të cilat gjykata është shprehur” theksoi Bumci.
Edhe kryeministri u shpreh të enjten se deklarata e Soares është në mbështetje të asaj që qeveria ka ofruar, hetim të zgjedhjeve pa hapje kutish.
Deklarata e kreut të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së nxiti palët për hetim të plotë në ëprputhje me vendimet e Gjykatës Kushtetuese , si dhe opozitën të bëhet pjesë e parlamentit dhe ti largohet bojkotit.
(e.n/News24/BalkanWeb)



Hi, this is a comment.
To delete a comment, just log in and view the post's comments. There you will have the option to edit or delete them.