Kuriozitete

Posted on Shkurt 19 2010 by admin

Ne Kine, gjarper 17 metra i gjate

Zbulim shokues ne Kine. Eshte gjendur nje gjarper 17 metra i gjate. Njeriu mbi toke eshte duke eksploruar hapesiren e thelle dhe planetet e sistemit tone diellor ne kerkim te gjurmeve te jetes, por ende sot nuk njeh persosur as boten e vet. Nje skuader e punetoreve kineze, te impenjuar per te bere kavo ne Gupiing, qytet ne provincen e Jiangxi, me buldozieret e tyre kane zbuluar pa dashje dy gjarprinj gjigande ne nje pyll. Njeri u perpoq t’ia mbathte duke krijuar panik tek punetoret, nderkohe qe i dyti u plagos per vdekje nga eskavatori. Gje qe u percoll edhe tek People’s Daily, gazete e Partise Komuniste te Kines.

Ekzemplari i vrare ishte 17 metra i gjate dhe peshonte  rreth 300 kilograme. Të kapur nga paniku punëtorët arriten te benin disa foto bashkë me kafshën e pafat. Vendimi i qeverisë kineze ishte: nje boa e tille nuk ekziston. Pavarësisht imazheve dhe dëshmive të panumërta, qeveria e ka quajtur një mashtrim. Sipas autoriteteve, boa u zhduk në vitin 1938, për më tepër, argumenti quhet i mbyllur, pasi askush nuk mund të ketë parë dy te tille te gjalle.  (ANSA)

Ja ç’videoklip bënë të burgosurit…

Të burgosurit e një burgu të ndodhur në ishullin Cebu të Filipineve bënë një videoklip të këngës së Micheal Jacksonit.Fansat e betuar të megastarit i cili para ca kohësh humbi jetën, realizuan një videoklip mahnitës në të cilin nuk pasqyrohet tjetër vetëm se realiteti.Të burgosurit Filipinas nuk mund ta harrojnë Micheal Jacksonin i cili theu rekordet e shitjes në vitin 95 me këngën “They Don’t Care About Us” të albumit ‘History’. Për xhirimin sa më real të videoklipit u mor ndihma e një koreografi dhe fitoi simpatinë e të gjithëve me performancën e afërsisht 200 të burgosurve. Ndërsa kënga origjinale e Jackson tregon se sa seriozisht trajtohen të burgosurit dhe si veprohet ndaj tyre. Drejtori i burgut thekson se gjatë provave të kërcimit mesatarja e shfaqjes së grindjeve dhe dhunës mes të burgosurve ka rënë në minimum.
Ja video klipi:

Pse meshkujt i tregojnë barsoletat për biondina

Një studim i bërë në Universitetin Hebraik të Jerusalemit, ka dëshmuar se – meshkujt bëjnë shaka në llogari të biondinave ngase frikësohet nga seksualiteti që posedojnë ato.

Përkundër faktit se biondinat tashmë janë mësuar t’i dëgjojnë shakatë në llogari të tyre, dhe të rralla janë ato që ofendohen nga këto barsoleta, dy femra (asnjëra prej tyre nuk ishte bionde) kanë realizuar një hulumtim shkencor lidhur me dëshirën e meshkujve për të treguar barsoleta për biondina.

Sipas këtij studimi, barsoletat për biondet janë shumë të popullarizuara për shkak se meshkujt ndihen më mirë kur i tregojnë ato, dhe me lehtë e përballojnë frikën që kanë nga biondet.

Nëse një mashkull frikësohet nga një bionde atraktive, atëherë me disa barsoleta për inteligjencën e tyre, ai fiton vetëbesim dhe kështu bëhet më superior ndaj partneres.

Kinë: Krijohet parku botëror nga çokollada

Me mijëra adhurues të çokollatës u rreshtuan për të hyrë në atraksionin e ri dhe thjeshtë më të ëmbël e tërheqës turistik në kryeqytetin e Kinës, Pekin. Bëhet fjalë për Parkun botëror të çokollatës.

Në të gjenden me qindra atraksione interesante të çokollatës si kopja e Murit të Madh kinez, ushtarët në terakotë të çokollatës dhe shumë gjëra të tjera të shijshme. Ka vend edhe  për një BMV të çokollatës për të cilin u shpenzuan tre ton çokollatë. Turmat e njerëzve u grumbulluan që në mëngjes.
“Erdha këtu pasi më solli e dashura ime … Ajo e do shumë çokollatën, madje në shtëpi ka edhe koleksion. Lexova shumë për Parkun në Internet dhe mendoj se ajo që është bërë është kënaqësi për sytë”, tha Xhia, vizitor.
Këtu, vërtetë çdo gjë është mjaft tërheqëse.

Por Parku ka edhe një mangësi. Ngrënia e eksponateve është e ndaluar rreptësisht për të gjithë vizitorët. Për tu punuar të gjitha këto ndërtime dhe sende të tjera të ëmbla, organizatorëve iu nevojitën 80 ton çokollatë dhe disa milionë dollarë. Ndërkaq, vitin e kaluar konsumimi i produkteve të çokollatës në Kinë u rrit me 18 për qind.

Leave a Reply